Fasonët në Krujë kërkesë qeverisë: Të merren përsipër kostot shtesë për marrjen e masave

Fasoneritë në Krujë i kanë bërë kërkesë qeverisë në lidhje me situatën e krijuar nga covid-19.

Biznesi fason në këtë qytet kërkon që qeveria të marrë përsipër kostot shtesë për marrjen e masave në mënyrë që të ndalohet përhapja e virusit te punonjësit.

Po ashtu ata kërkojnë që të qartësohet mbështetja financiare për këtë industri dhe të kryhet transporti i punonjësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fasoneritë në Krujë dhe Kurbin janë kthyer në vatër të përhapjes së koronavirusit përmes kontakteve duke shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që fasonët shprehen se respektimi i masave të parashikuara nga qeveria për të shmangur përhapjen e koronavirusit, janë të paarritshme për shumë fasoneri në Krujë.

Pronarët e fasonerive, rrëfejnë se vendimin për mbylljen e aktivitetit e kanë marrë vetë, duke lënë kështu qindra mijëra punëtorë në shtëpi.

Nga njëra anë qëndrojnë marrëdhëniet më punëtorët, që së fundmi janë tensionuar, e nga ana tjetër, gjobat për vonesë nga ana e porositësve.

19 fasoneritë që operonin në bashkinë e Krujës kanë ndërprerë aktivitetin që prej të ditës së enjte, ndërsa kërkesat e tyre, i dorëzuan dhe pranë institucioneve vendore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?