Fast Track Way, një nga trajnimet më të famshme të biznesit mbërrin në Tiranë
Drejtorët ekzekutivë dhe menaxherët kryesorë të Grupit BALFIN morën pjesë në The Fast Track Way, një nga trajnimet e biznesit me vlerësimin më të lartë në botë që u zhvillua në Tiranë në fund të marsit.
Një trajnim i posaçëm ekskluziv 2-ditor mblodhi 71 drejtorë dhe menaxherë nga 19 kompani të Grupit BALFIN në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Austri.
Fast Track Way ka trajnuar mbi 7,000 drejtues nga kompani dhe marka të njohura në 25 vende të botës. Në vend të konsulentëve konvencionalë, modulet dhe trajnimet kryhen nga sipërmarrës, metodologjia e të cilëve ka rrjedhur nga fillimi, administrimi, rritja dhe dështimi i shumë bizneseve.
Themeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv i Fast Track, Christo Popov, një ish-student i institucioneve prestigjioze si Harvard Business School dhe London Business School, ka 30 vjet ekspertizë të klasit botëror në strategjinë e rritjes, rekrutimin dhe zhvillimin e markave lider në treg.
Gjatë dy ditëve, trajnimi i zhvilluar nga Popov u fokusua në tre nivele: industri, kompani dhe individë përmes një metode me 6 hapa: njohuri, përvojë, mjete, proces, përsëritje dhe zakon.
Pjesëmarrësit analizuan qasje inovatore në menaxhimin modern të biznesit si “80/20” ose “Mendimi i Parimit të Parë”.
Grupi BALFIN është i përkushtuar për të nxitur një kulturë rritjeje dhe inovacioni në të gjitha radhët organizative.
Përveç strukturave të brendshme, të tilla si Balfin Training Academy dhe Talent Pool, Grupi investon shpesh në trajnime dhe seminare ndërkombëtare, të tilla si Fast Track Wat. Më shumë mundësi të ngjashme do të ofrohen në të ardhmen si për punonjësit ashtu edhe për menaxherët
KOHA JONË SONDAZH

