“Fati i keq shkon tek ai që është përgatitur për të”, Sociologu: Shqetësuese kur sheh shqiptarë në rrugë e kafene
Sociologu i njohur Edmond Dragoti pohoi se është shqetësuese kur sheh shumë shqiptarë që enden nëpër rrugë dhe në kafe, duke nënvlerësuar paralajmërimet e autoriteteve për koronavirusin. I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Dragoti theksoi se janë disa rregulla që s’mund ti kapërcejmë.
“Është shqetësim i dyfishtë. Virusi është i rrezikshëm dhe mund të bëjë kërdinë në një popullatë të pavetëdijshme. Kur shikon shumë shqiptarë rrugëve dhe s’pyesin fare për rrezikun nga koroanvirusi, kemi një nënvlerësim të situatës, e cila mund të çojë në majisjen e saj. Duke mos respektuar rregullat e OBSH apo rregullat e higjienës, do të thotë që ta marrësh rrezikun përpara. Fati shkon tek ai që është përgatitur për të. Fati i keq shkon tek ai që është përgatitur për të. Fakti që Italia futet në karantinë, apo dhe Kina, një nga shtetet më të zhvilluara është më e prekura e mundshme, e këtij virusi, do të thotë se natyra i është imponuar shoqërisë dhe kërkon që ti vendos disa rregulla të caktuara. Ky është impakti më i madh. Janë disa rregulla që s’mund ti kapërcejmë. Natyra i thotë botës; qëndro në një moment, ju të pasurit dhe të varfrit, jeni njësoj para meje. Kjo kërkon reflektim. Impakti është në akseptin familjar, në atë personal. Menaxhimi i situatës nga institucionet është kapur me parametrat e duhura, kjo situatë kërkon ndërgjegjësim më tepër. Kërkon që mediat të jenë në frontin e parë dhe janë pas mjekëve. Japin informacion zyrtar, të qëndrueshëm, që t’i rezistojë skupave të mundshme. Situata mund të dalë jashtë kontrollit. Përpara një virusi apo një rreziku të panjohur secili prej nesh mund të rrezikohet. Kjo na çon në humbjet e kontrollit të vetes. Një nga rreziqet e mëdha të këtij virusi është pikërisht kjo, e gjithë bota se përballon dot menjëherë, dhe si reziston dot dallgës së tij, kjo tregon se ai është i rrezikshëm. Frika është mekanizëm mbrojtës i rëndësishme. Kur bëhet e qëndrueshme, bëhet e rrezikshme. mund të kthehet në panik, në stres, deformojnë sjelljet tona në të ardhmen.”, -pohoi Dragoti.