Fatkeqësia e familjes me 5 të vdekur, në të njëjtën rrugë humbën babanë e vëllezërit

Ditën e djeshme një tragjedi ndodhi në një familje në Suharekë, e cila ishte kthyer nga Zvicra për pushime në Kosovë dhe të pestë pjesëtarët e familjes humbën jetën në aksident rrugor.

Viktimat janë dy fëmijët e mitur, çifti burrë e grua si dhe nëna e burrit që ishte duke drejtuar makinën.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Prishtinë-Prizren, ku vetura është përplasur me një autobus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat e Kosovës mësojnë se e njëjta tragjedi në rrugë, kësaj familjeje i ka ndodhur edhe 29 vite më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Babai i viktimës J.S, sëbashku më dy vëllezërit e tij kishin vdekur në një aksident rrugor në rrugën e Duhles.

Suhareka do të mbajë ditë zie në përkujtim të pesë viktimave-anëtarë të së njëjtës familje që ndërruan jetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?