Fatmir Limaj: Pushteti na rreh natën e na thërret ditën

 

Kryetari i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj, në një paraqitje për media pas hedhjes së serishme të gazit lotsjellës në Kuvend është shprehur i indinjuar për ndërhyrjen e policisë në Kuvend si dhe ndërhyrjen që ka bërë policia në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje.

Limaj e ka cilësuar si regjim policor pushtetin e Mustafës dhe Thaçit.

“Ky nuk quhet ndryshe veçse regjim policor. Ju e dini kush duhet të thërras për dialog, ata të rrahin e të vrasin  natën, të nesërmen thërrasin për dialog. Kjo është logjika dhe pamja e vërtetë e këtij pushteti,” ka shtuar Limaj, njofton Klan Kosova.

Ai ka shtuar se s’ka seancë me regjim policor

SHKARKO APP