Fatmir Mediu: Në PD ende i kanë shpresat te LSI. Më mirë koalicion PD- PS

 

Fatmir Mediu thotë se Partië Demokratike gjatë dy fushatave të fundit elektorale, e ka pasur mendjen të bëjë koalicion me LSI-në.

Por, sipas tij, kjo gjë është e turpshme dhe e pamoralshme.

Duke folur për Mapo, kreu i republikanëve thotë se është më mirë një koalicion PD-PS.

Gjatë dy fushatave të fundit kam dëgjuar eksponentë të PD-së, që të jemi të kujdesshëm me LSI-në, se ata mund të bëhen prapë me ne.

Kjo është e palogjikshme dhe e turpshme.

Do të ishte më mirë një koalicion me PS-në, sesa një pazar në kurriz të shqiptarëve me LSI-në.

Nëse ne mendojmë se mund të bëjmë politikë pazaresh, atëherë njerëzit do ta bëjnë atë pazar në mënyrë pragmatike me pushtetin.

Një koalicion parlamentar me PS-në jo detyrimisht me pjesëmarrje në qeveri, por në mundësimin e reformave konsensuale si ajo kushtetuese, e drejtësisë, reforma zgjedhore…etj., mendoj do jetë një gjë pozitive…”, thotë ai.

SHKARKO APP