Fatmir Mediu nga Uashingtoni: Jam i ftuar në Ceremoninë e Inagurimit të Presidentit Trump

Statusi i Fatmir Mediut:

Washington DC: I ftuar për Cermoninë e Inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

Atmosferë festive në Washington për iagurimin e Presidentit Trump edhe pse temperaturat janë të ulta dhe për këtë arsye u anullua ceremonia e madhe dhe u vemdos se që do zhvillohet në dy pjesë, në Godinën qëndrore të Kongresit ku do ketë një numër shumë të kufizuar dhe në Capital One Arena.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dita e shtunë ishte një ditë intensive me pjesmarje në aktivitete të bukura festive, duke filluar me takimin për Heronjtë Amerikan dhe veteranët e luftës i ftuar nga AG Texas Ken Paxton. Në këtë takim foli kandidati për Sekretar i Mbrojtjes Pete Hegseth, nje nga ideologët e MAGA Steve Banon dhe Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit Ken Paxton .

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vazhdim me takime në Kongres, pritja në në Yacht Liberty dhe në darkë me komunitetin e Texas organizuar nga Guvernatori Greg Abott te cilin e takova bashkë me Miqtë e mi nga Dallas, Gino, Gëzim dhe Daki. Gjatë darkës u takova me Senatorin John Cornyn me të cilin prej vitesh jemi pjesë e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Kongresmenin më të ri Brandon Gill, Kongresmenët Pete Sessions, Rony Jackson dhe Kong Chip Roy, të cilët do jenë pjesë e forumit të sigurisë që organizoj në Kongres në 5shkurt si dhe Prokurorin e Përgjithshëm të TX Ken Paxton.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?