Fatmir Xhafaj, besimplotë se do ta thyejë herësin për t’u futur në Kuvend: Pres lajme shumë të mira

Fatmir Xhafaj edhe pse i renditur i 23-ti nga partia në listën e Tiranës duket se është kandidat potencial për të thyer herësin dhe për t’u futur mes 18 deputetëve që socialistët do të çojnë në Kuvend nga kryeqyteti në shtator të këtij viti.

Vetëm në njësinë nr. 10 në Tiranë ku u votua dhe numërua në mënyrë elektronike Xhafaj mori 2795 vota, më shumë se kushdo tjetër dhe për këtë ka një falënderim.

Xhafaj beson se do të arrijë të futet në Kuvend, ndaj në një postim në facebook ai thotë se mbetet në pritje lajmeve të mira në vijim.

Edhe nga të dhënat e KQZ, ku janë numëruar 400 QV nga 1243 që janë në total, Xhavaj rezulton se ka grumbulluar 6596 vota, duke i listuar kështu ndër më të votuarit në Tiranë nga lista e PS.

SHKARKO APP