Fatmir Xhafaj: Presidenti të dekretojë urgjent zgjedhjet në 6 bashki

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese ka folur deputeti Fatmir Xhafaj për median syrit.net:

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themelore për një demokraci të shëndetshme. Gjykata Kushtetuese legjitimoi zgjedhjet e 30 qershorit. Është konfirmim i qëndrimit të PS për këtë proces. Nga ana tjetër është një ndëshkim publik dhe moral për të gjithë ata që e bojkotuan. Bojkoti është një akt i papranueshëm për demokracinë dhe shtetin e të drejtës.

Është moment reflektimi për ata që iniciuan këtë akt të rëndë anti-kushtetues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lulzim basha ka detyrimin moral ndaj qytetarëve të këtij vendi, anëtarëve të PD që të dalë dhe të kërkojë një ndjesë publike. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti duhet të shpallë urgjentisht datën e zgjedhjeve për 6 bashki të vendit ku nuk janë në ushtrimin e detyrës kryetarët. 

Ky vendim është moment reflektimi për të gjitha palët e përfshira në këtë proces”, u shpreh Xhafaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?