Fatmir Xhafaj siç nuk e keni parë! Shfaqet me bluzën dhe kapelën e legjendës së basketbollit, e veçanta me numrin 23

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, është shfaqur sot me bluzën dhe kapelën e legjendës së basketbollit Michael Jordan.

Edhe pse jemi mësuar ta shohim të veshur gjatë gjithë kohës serioz, duket se ish-ministri nuk i ka rezistuar dëshirës së mbështetësve të tij, të cilët i kanë dhuruar bluzën e kampionit Jordan, që gjithashtu mban numrin 23, ashtu siç është renditur dhe vetë Xhafaj në listën e PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Disa nga momentet, ish-kreu i reformës në drejtësi i ka përcjellë në rrjetet sociale, ku mes të tjerash thekson se “Kemi një betejë të madhe përpara në të cilën bashkë si familje socialiste do triumfojmë me sukses. FORCA”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

“Na ndajnë veç 41 ditë nga zgjedhjet historike të 25 Prillit ku votohet mes shtetit dhe pushtetit, drejtësisë dhe padrejtësisë.
Bashkë me Florin, Kryetarin e PS10 dhe Karolinën administratoren e Njësisë 10 diskutuam gjerë e gjatë mbi objektivat dhe sfidat që na presin.

Krahas ideve dhe pikësynimeve që nuk harrojnë kurrë t’i sjellin në tryezë, këtë herë miqtë e mi të zonës 3 sollën bluzën e kapelën 2️⃣3️⃣ të legjendës së basketbollit Michael Jordan. ⛹🏻
Kemi një betejë të madhe përpara në të cilën bashkë si familje socialiste do triumfojmë me sukses. FORCA!💪🏻2️⃣3️⃣✅
#FatmirXhafaj23✅
#ShqipëriaEArdhmjaJonë🇦🇱
#BetejaVazhdon 2️⃣3️⃣✔️
#psnjësia10🌹”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?