Fatos Lubonja: Basha duhet të japë dorëheqjen. Nga ky vendim forcohet Rama

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në News24 ka folur lidhur me zhvillimet e fundit që kanë prodhuar tensione në skenën e politikës shqiptare, vendimin e Bashës për të hequr Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD.

Lubonja deklaron se Berisha duhet të largohej që pas ngjarjeve tragjike të vitit ’97, por nga ana tjetër kritikon Bashën për vendimin.

”Vetëposhtërim i opozitës që forcon Ramën, autoritetin e Ramës. Është poshtërim dhe i shqiptarëve në përgjithësi, opozitën duhet ta ndërtojmë vetë, duket sikur amerikanët po mundohen të bëjnë drejtësi me opozitën. Berishën s’e duan amerikanët, për diçka që nuk e marrim vesh, për t’i bërë favore Ramës”- tha Lubonja.

SHKARKO APP