Fatos Nano në spital, kryetarja e Federatës së Mjekëve në Europë: Sëmundje kronike tek duhanpirësit

Kryetarja e Federatës së Mjekëve në Europë, Aurora Dollenberg në një intervistë në “News24 foli për sëmundjen që po trajtohet ish-kryeministri Fatos Nano. “Pacientlt që kanë këtë problem, pra të SPOK, kanë kryesisht dy probleme, ngushtim të rrugëve dhe fryrje të mushkërive. Zoti Nano si pasojë e duhan pirjes vuan nga kjo sëmundje”, tha ajo.

Për të pacienti duhet të kujdeset për stilin e jetesës. Ndërsa theksoi se në rast e pacienti heq dorë nga pirja e duhanit, në rastin konkret zotit Nano do t’i duhet të paktën 2 apo 3 vite që problemet me frymëmarrjen të mos jenë më të shpeshta.

“Është shumë e rëndësishme që pasi të jenë shtruar në urgjencë pacientët të bëjnë një reflektim për stilin e tyre të jetës. Zoti Nano patjetër që do të ketë nevojë të kujdeset pas lënies së duhanit, do t’i duhet 2 apo 3 vite që kjo marrje e frymës të mos bëhet kaq e shpeshtë në momentit që do t’i shfaqet një shqetësim. Lënia e duhanit rrit mundësinë që zoti Nano pas 3 vitesh edhe në kushte shtëpiake rrugët e frymëmarrjes të jenë më të mira. SPOK është një sëmundje kronike që e bën jetën e pacientit jo të shkurtër, por të vështirë”, tha ajo për ”News 24”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?