Fatos Nano rikthehet në PS? Ja kur do ta shohim ish-liderin e socialistëve
Fatos Nano do të jetë i pranishëm në Kongresin e PS-së i cili pritet të mbahet ditën e shtunë më datë 23 mars.
Lajmin e ka konfirmuar sekretari i PS-së për median Alfred Peza, i cili në A2 CNN ka thënë se Nano e ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në Kongresin e Socialistëve. Më 23 mars pritet që Rama të japë dhe emrat e kandidatëve për kryebashkiakë në të gjithë vendin, në një kohë kur ende nuk dihet nëse zgjedhjet do të zhvillohen apo jo në qershor të këtij viti.
“PS vazhdon axhendën politike të vendosur muaj më parë, pa ditur se çdo të ndodhte sot. PS do të shkojë në zgjedhje, me apo pa PD. Axhendën nuk e dikton dot asnjë nga partitë politike, por vullneti i popullit shqiptar. Strukturat e PS do të përfaqësojnë edhe nëse Dako apo Sejdini do të jenë sërish kandidatë për kryetarë bashkie”,- tha Peza.
KOHA JONË SONDAZH

