Fatura e borxhit: 4% e PBB-së shkon për të paguar interesa

Shqiptarët paguan rreth 65 miliardë lekë ose rreth 530 milionë euro interesa borxhi për vitin e kaluar. Kjo shumë përfshin vlerën totale të interesave arkëtuar nga sistemi bankar nga portofoli i huave dhe titujve, si edhe interesat e borxhit të jashtëm të qeverisë shqiptare. Në terma realë, pagesat e interesave kishin një vlerë sa 3.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

Kosto e borxhit në vitet e fundit ka pasur një tendencë në rënie, e përcaktuar si nga cikli i normave të ulëta të interesit, ashtu edhe nga frenimi i ndjeshëm i kreditimit. Që nga viti 2013 deri në vitin 2018, vlera e interesave të borxhit ka rënë me rreth 17%. Nëse do të llogarisnim vetëm interesat e borxhit të brendshëm, rënia do të rezultonte në rreth 27%. Por, rritja e ndjeshme e huamarrjes së jashtme nga qeveria ka sjellë pothuajse një dyfishim të faturës për interesat e këtij borxhi.

Sidoqoftë, në terma realë rënia e barrës së borxhit është e ndjeshme. Nëse sot ekonomia shpenzon më pak se 4% të prodhimit bruto për interesa, në vitin 2013 shpenzonte 5.8% të tij. Fakti që kosto e huamarrjes, në terma realë, pothuajse është përgjysmuar, tregon se në thelb politika monetare lehtësuese e aplikuar nga banka qendrore ka dhënë rezultate të dukshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, yield-i mesatar i titujve të borxhit të brendshëm qeveritar në fund të vitit të kaluar ishte 4.18%, ndërkohë që pesë vjet më parë, në fund të 2013, kishte qenë 6.72%. Ndërsa interesi mesatar i kredive të reja në lekë për individët gjatë vitit të kaluar ishte 6.6%. Seritë kohore të statistikave nuk mundësojnë një krahasim me vitin 2013, megjithatë, është e sigurt se interesat kanë rënë me disa pikë përqindje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?