Fatura e detajuar/ Sa euro janë dëmet në Krujë, Lezhë, Vorë, Mirditë, Kurbin, Kamzë, Kavajë e Rrogozhinë

Sa i përket shpërndarjes gjeografike të dëmeve të tërmetit,rezulton se në vend të parë është Durrësi, i ndjekur nga Tirana e më pas Kruja. Referuar raportit, Bashkia e Durrësit ka pasur një dëm 303.8 milion euro dëme dhe humbje, Tirana 284.3 milion euro ndërsa Kruja 84.2 milion euro, raporton SCAN.

Bashkia Shijak llogaritet se ka dëme dhe humbje në shkolla 2.4 milionë euro, në banesa rreth 53 milion euro, në infrastrukturë rreth 2 milion euro, në sektorin prodhues 5.36 milion euro etj.

Bashkia Lezha vlerësohet se ka 2.91 milion euro dëme dhe humbje në shkolla, 0.27 milion euro në spitale e qendra shëndetësore, 73 milion euro në banesa, 0.53 milion euro në infrastrukturë dhe 6.83 milionë euro në sektorin prodhues.

Bashkia Mirditë vlerësohet se ka dëme 4.42 milion euro në banesa, 0.80 milion euro në infrastrukturë, 0.75 milion euro në sektorin prodhues.

Bashkia e Kurbinit ka dëme dhe humbje 4 milion euro në shkolla,5.56 milion euro në sektorin shendetësor, 25.39 milion euro në banesa, 2.32 milion euro në infrastrukturë.

Bashkia Kamzë ka 14.49 milion euro në banesa, 0.49 milion euro në infrastrukturë, 1.25 milion euro në sektorin prodhues.

Bashkia Vorë ka një dëm 1.18 milion euro në shkolla e kopshte, 40.16 milion euro në banesa, 0.49 milion euro në infrastrukturë dhe 1.25 milionë etj.

Bashkia Kavajë ka një dëm 0.93 milion euro në shkolla, 28.62 milion euro në banesa, 0.50 milion euro në infrastrukturë dhe 37.79 milion euro në sektorin prodhues.

Bashkia Rrogozhinë ka pasur dëmet më të vogla 0.05 në infrastrukturë,0.14 milion euro në sektorin prodhues, 0.02 për mbrojtjen sociale dhe 0.75 milionë euro për mbrojtjen civile.

SCAN

SHKARKO APP