Faturim i ri për energjinë – Çela: Lexim matësi çdo 3 muaj, sistemi do pilotohet

Në periudhën shtator-tetor të këtij viti Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike planifikon nisjen e pilotimit të sistemit të ri të leximit 3-mujor të matësve, me synimin që më pas ai të shtrihet në të gjithë vendin. Gjatë raportimit të Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, administratori, Adrian Çela tha se niveli i faturës në 2 muaj do të jetë në bazë të mesatares disavjeçare, ndërsa fatura e tretë do të jetë sistemuese.

Leximi 3-mujor i matësve pritet të ulë kostot për kompaninë e shpërndarjes, por nga ana tjetër do të kërkojë reduktim të personelit. Aktualisht OSHEE nuk e ka përcaktuar rajonin se ku do të pilotohet skema e re, po Çela thotë se synimi është që ajo të jetë gjithëpërfshirëse me gjithë llojet e problematikave.

Aplikimi i sistemit të ri të leximit do të kërkojë edhe ndryshimin e rreth 650 mijë matësve induktivë, të cilët klasifikohen nga OSHEE si lehtësisht të manipulueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?