Faturimi i ujit pa matje, Gjebrea: Vetëm 15% e konsumatorëve paguajnë për frymë

85 për qind e konsumatorëve të ujit të pijshëm në kryeqytet paguajnë aq sa m3 harxhojnë, ndërsa vetëm një pjesë e vogël prej tyre paguajnë për frymë, me një matje mestatare 4.5 m3 për individ.  Në një intervistë për TV SCAN, Zv.Drejtoresha e UKT-së, Evis Gjebrea, thekson se ky institucion ka vënë në shina këtë problematikë duke bërë që secili të paguajë atë që i takon, ndërsa shpjegon se kush bën pjesë tek ata qytetarë që paguajnë për frymë.

“Duhet të theksojmë që numri i kontratave për UKT është rreth 250 mijë në total, këtu hyjnë konsumatorët familjarë, privatë, buxhetorë, por kuptohet që numri i konsumatorëve familjar është më i lartë. 15% nga kjo është pa matje, por duhet të theksojmë që rreth 70% të këtij 15 përqindëshi janë kryesisht pallatet e kohës së komunizmit, për të cilat që nga vetë sistemi i ndërtimit është e pamundur vendosja e një ujëmatësi. Kjo për arsye sepse sipas kodit të ujit, vetë konsumatori është ai që duhet të përgatisë vendin për vendosjen e një ujëmatësi. Ndërsa pjesa tjetër janë kryesisht zonat rurale që i përkasin zonave të reja që ne kemi marrë në administrim”, u shpreh Gjebrea.

Gjebra ka paralajmëruar gjithashtu konsumatorët që gjatë sezonit veror të jenë të kujdesshëm dhe të mos shpërdorojnë ujin e pijshëm, pasi në të kundërt do të përballen me masat që parashikon ligji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?