Fauci: SHBA do të rikthehet në normalitet në shkurt ose mars

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kthehen në normalitet deri në shkurt ose mars, theksoi eksperti kryesor i sëmundjes infektive Antony Fauci.

Shpresojmë se mjaft njerëz do të vaksinohen “deri në pikën kur omicroni do te bjerë në një nivel të ulët. Ne duhet ta mbajmë atë në shifra mjaft të ulëta për të mos prishur shoqërinë tonë, ekonominë tonë dhe stilin e jetës”, theksoi Dr Anthony Fauci.

“Shpresoj që kur të arrijmë në shkurt dhe mars, do të jemi në atë nivel kontrolli”, theksoi ai, duke shtuar se nuk po bënte një parashikim, por duke shprehur mendimin e tij personal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pandemia ka arritur nivele të reja tronditëse, e nxitur nga varianti omicron shumë ngjitës i koronavirusit. Shtetet e Bashkuara po shohin më shumë se 300 000 raste të reja të Covid-19 në ditë për herë të parë që nga fillimi i shpërthimit dy vjet më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fauci vuri në dukje se provat e fundit tregojnë se varianti omicron, i gjetur për herë të parë në Botsvana dhe Afrikën e Jugut në nëntor, është më pak i rëndë se versionet e mëparshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?