FBI arreston Shqiptarin, akuzohet për terrorizëm

Një qytetar i SHBA-së me prejardhje shqiptare është arrestuar nga Task Forca e FBI-së në Bronks të martën nën akuzën e mbështetjes materiale për terrorizëm, sipas burimeve të Breitbart News. Breitbart News ka mësuar se i dyshuari, i identifikuar si Sajmir Alimehneti, besohet të ketë ndihmuar terroristët brenda atdheut të SHBA-së.

Arrestimi i tij ka ardhur si rezultat i një hetimi 18-mujor. Burime ekskluzive për Breitbart, kanë konfirmuar se gjatë arrestimin atij jug jet një flamur i zi, që është pjesë e grupit xhihadist, dhe ju gjet në banesën e të dyshuarit. Flamuri është përdorur shpesh nga grupet terroriste si al-Kaeda dhe Shteti Islamik (ISIS / ISIL).

Mbetet e paqartë nëse Alimehneti ka qenë i lidhur me një organizatë të caktuar terroriste. Megjithatë, burime thonë se ai ishte duke planifikuar të udhëtonte drejt Sirisë, ku al-Qaeda, ISIS, dhe grupe të tjera xhihadiste operojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Alimehneti, përveç të tjerash ka një vëlla në një burg shqiptar. “Detajet e hetimit pritet të dalin në ditë sot nga zyra e Prokurorit në Manhatan”, siç raportohet. Alimehneti do të paraqitet në gjykatën federale në Manhattan. Drejtori i FBI-së, James Comey kohët e fundit tha se agjentët e tij kanë vlerësuar nivelin e një të dyshuari për radikalizëm dhe që është potencial.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?