FBI në Tiranë për Byronë Kombëtare të Hetimit

Një agjent i Zyrës Federale të Hetimit të Shteteve të Bashkuara (FBI), siç bën me dije “Zëri i Amerikës”, do të vijë në Tiranë për të mbikqyrur punën e Byrosë Kombëtare të Hetimit, miratimi i së cilës u votua dje nga Kuvendi, pas një konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës.

Ligji, i cili mori 122 vota në favor, parashikon dhe ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila pritet të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane. Në fakt dhe anëtarët e saj do të trajnohen pranë Akademisë së FBI-së.

Po sipas “Zërit të Amerikës”, pjesëtarët e BKHsë do të kenë në dispozicion teknologjitë më të avancuara të hetimit, ndërkohë që do të detyrohen t’i nënshtrohen edhe testit të së vërtetës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një agjent i FBI-së amerikane do të dërgohet gjithashtu në Tiranë për të mbikqyrur aktivitetin e anëtarëve të Byrosë”, bëri të ditur konkretisht “Zëri i Amerikës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Parlamenti votoi edhe për 4 ligjet e tjera, të cilat parashikojnë ngritjen e një sërë strukturash të reja dhe zëvendësimin e institucioneve ekzistuese, të cilat shkrihen. Por ato kaluan vetëm me votat e shumicës, pasi opozita braktisi sallën pas miratimit të SPAK-ut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?