Fejohet vajza e Kokëdhimës
Stilistja dhe vajza e dytë e ish-deputetit të PS-së. Koço Kokëdhima, Bora është fejuar këtë të shtunë në jug të vendit dhe pikërisht në vendin e saj të origjinës, Qeparo. Ajo tregon pse zgjodhi pikërisht këtë vend, se si arriti ta organizonte vetë të gjithë eventit dhe të tjera detaje nga ceremonia.
“Zgjodha jugun e vendit sepse janë rrënjët dhe origjina ime këtu, por një tjetër arsye e fortë është që gjyshi im i ndjerë “fle” në Qeparo dhe doja të isha afër tij”, thotë Bora.

Po unaza që mori?! “Ajo është një unazë diamant 1.2 karat, prerja markez, 4 gram flori i bardhë zgjedhje e partnerit tim”, na tregon stilistja e cila e organizoi vetë të gjithë ceremoninë e saj të fejesës.
“Zgjidha dj dhe violina për shoqërim. Mora kompleksin “Empire” me qera. Zgjodha Abas për kokteile. Gjithçka u organizua në formën e një fundjave me rrethin më të ngushtë të familjareve të mi dhe partnerit dhe shumë pak miq tanët. Zgjodha kuzhinierët e “Pulëbardha” për gatim “live” dhe menuja ishte kryesisht peshku.

KOHA JONË SONDAZH

