Felaj krahason hapjen e negociatave me Brexit
Ermonela Felaj, deputete e Partisë Socialiste, deklaroi në studion e Ditari në A2 se “vende të rëndësishme në BE kanë konsiderata të ndryshme në raport me Bashkimin Evropian” dhe për këtë arsye, sipas saj, ”jo vetëm hyrja në BE por edhe dalja nga aty është po aq e vështirë, siç e tregon rasti i Britanisë së Madhe”.
”Kriterin teknik e kemi tejkaluar dhe këtë e ka thënë Komisioni Evropian që ka rekomanduar hapjen pa kushte të negociatave. Mbledhja e djeshme dhe prononcimet e treguan qartë që kjo çështje ka të bëjë me gjeopolitikën. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë bërë ato që janë kërkuar. Ne i kemi bërë detyrat tona”.
Deputetja socialiste theksoi gjithashtu se një JO për Shqipërinë nuk do të ishte mirë për Ballkanin dhe Evropën: “Siç e tha edhe kryeministri, dielli do të lindë për Shqipërinë të premten dhe ditët në vijim, por nuk do të ishte aspak mirë për të ardhmen e Evropës dhe Ballkanit që kjo gjë të shtyhej pa fund”.