Fëmija i parë i 2022 në Shkodër, nëna: I dyti që e lind me 1 janar

2022 ka nisur me ardhjen në jetë të shumë bebave. Fëmija i parë në Shkodër për vitin 2022 është Arenc Kukaj. E veçanta e tij është se dhe i vëllai ka lindur po me datë 1 janar.

Dy vite më parë Arjeta në 1 janarin e vitit 2020 lindi djalin e saj Harisin i cili sot mbush dy vjeç ndërsa në ditën e parë të këtij viti lindi djalin e dytë, Arencin. Për Arjetën lindja e dy fëmijëve të saj në 1 janar është një emocion i dyfishtë.

“Është djali i dytë që e bëj përsëri në 1 janar. Falenderoj stafin e maternitetit. I uroj gjithë shqiptarëve Vitin e Ri. Gjendja është e mirë si për mua si për djalin. Shpresojmë që të kemi shëndetin mbi të gjitha dhe sa më parë të mbarojë lufta me koronavirusi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?