Fëmija lind pa buzë, nëna e braktis: ”E solli shejtani”

Një nënë braktisi fëmijën në maternitetin e Kukësit pasi pa se ai kishte lindur i deformuar. Sipas banorëve, nëna ka thënë se fëmijën “e ka sjellë shejtani” dhe ka ikur.

Një banore e qytetit, tregon se fëmija ka mbetur i vetëm dhe pa askënd që të mund ta ndihmojë.

”Fëmija nuk ka buzë, sytë i ka të ngjitur, ka vetëm 6 gishta, siç e shikoni në foto. Si nënë që jam, më plasi zemra, të them të drejtën më erdhi gjynah, por nuk kam mundësi ta ndihmoj”,-shkruan ajo. ”Për momentin nuk ka ndihmë nga asnjëri, përveç që me kushtet e maternitetit të Kukësit, që janë minimale”./Anabel.al/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?