Fëmijët dhe interneti, 12% të dhunuar seksualisht

Interneti tashmë nuk është më një risi për fëmijët dhe të rinjtë. Rrjetet sociale po përdoren masivisht prej tyre, duke bërë që ata shpesh të bien pre e ngacmimeve seksuale.  Klaudio Pulaha nga Qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve thotë se përdorimi masiv i internetit të pakontrolluar nga fëmijët ka bërë që të rriten edhe rastet e abuzive.

“Shqipëri siguria në internet është në nivele mjaft të ulëta. 47 % e të rinjve janë kontaktuar të paktën një herë nga persona më të rritur për të hyrë në diskutime me konatacion seksual. Në qoftëse i referohemi një studimi Ballkanit të dhunës ndaj fëmijëve, rezulton që 12 % e fëmijëve janë dhunuar apo abuzuar seksualisht në familje, shkollë apo ndonjë vend tjetër shoqëror”.

Ky është një shqetësim edhe për prindërit por kontrolli i prindërve nuk mjafton. Qendra për mbrojtjen e të drejtave ka propozuar një sërë ndryshimesh në kodin penal që kanë të bëjnë me dhunën dhe abuzimin seksual, madje duke përfshirë edhe ata online.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?