FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fëmijët e Liridona Ademajt të traumatizuar, vizatuan një ujk e thanë “është babi”

Gazetarja Anduela Llabani është shprehur se fëmijët e Liridonës kanë qenë të traumatizuar nga ngjarja e rëndë, ku nëna e tyre u vra në mënyrë brutale me porosi të të atit.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Llabani tha se pas ngjarjes, njëri prej fëmijëve teksa po pyetej nga një psikologe, vizatoi një ujk dhe tha ‘ky është babi’.

Ajo shtoi se fëmijët e Liridonës kanë pasur trauma që lidhen me subkoshencën e tyre në familje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka edhe dy fëmijë, të cilët ditën e ngjarjes janë marrë në pyetje nga një psikologe. Ka një detaj shumë të rëndësishëm që tregon për marrëdhëniet mes dy prindërve.
Kur i është ulur njëri nga djemtë në tavolinë për t’u marrë në pyetje nga psikologia, ai ka vizatuar një ujk dhe pretendonte se ujku ishte babai i tij. Dhe nuk kanë dashur asnjëri nga fëmijët të jenë të gatshëm për të komunikuar me psikologen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra fëmijët duket se kanë pasur një lloj traume që lidhet me subkoshiencën e tyre në familje. Naimi është edhe një manipulator në këtë histori. Ne kemi shumë Naima, por ky Naimi veçse ishte patologjikisht i sëmurë, por duket se nuk e ka dashur familjen e tij”, tha Llabani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?