Fëmijët e Shkozës protestojnë për shtëpitë e tyre: Unë mund të isha Zaho
Banorët e Shkozës janë ngritur edhe sot në protestë kundër prishjes së banesave të tyre.
Gjatë një marshimi në këmbë nga Shkoza, burrë, gra e fëmijë janë nisur në drejtim të Ambasadës Amerikane.
Me pankarta në duar “ne nuk jemi të paligjshëm” të vegjlit e Shkozës japin një mesazh prekës për shoqërinë, por mesazh që nuk po dëgjohet.
“Ky mund të ishte Zaho, Z. Kryeministër! Zbato ligjin! Jepi strehën që i takon Serxhios dhe shokëve të tij! Boll me dhunë, boll me arrogancë, boll me fasadë!”,- shkruan “Nisma Thurje”.

