Fëmijët në pritje të babait…

Dje Gjykata e Apelit në Shkodër, la në burg 4 nga 11 të arrestuarit për protestën e 31 marsit në ”Rrugën e Kombit”. Prej 20 ditësh, dy fëmijët e Vasil Laçit, nuk e dinë se babai i tyre ndodhet ende në burg.

31-vjeçari u la ende në qeli, vendim që për familjen e tij në Kukës ishte i padrejtë. E ëma, Nexhmije Laçi, kërkon lirimin e të birit, mungesën e të cilit fëmijët e ndjejnë në çdo moment. Ndërsa i vëllai bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të mbështesin protestat deri në lirimin e tyre.

”Ne u kemi thënë që është në punë, nuk u kemi thënë se është në burg. Është në punë, vjen babai të shtunën, vjen të dielën, duke i shtyrë kështu. Hiç mos me u mërzit për djalin, të mërzitin këto (fëmijët) kur i shoh nëpër shtëpi. Gjithë baballarët nëpër shtëpia tek fëmijët e vet, këta si me qenë jetimë”,-thotë nëna për ”Ora News”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?