Fëmijët që mposhtën sëmundjen sot festuan tek fondacioni ”Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari: Emocion i veçantë (VIDEO)

”Fundjavë Ndryshe” u kujdes që këtë 1 Qershor fëmijët që u ndihmuar nga fondacioni të festojnë bashkë. Themeluesi Arbër Hajdari e përshkruan si një emocion të veçantë që të gjithë fëmijët sot janë bashkë, dhe që kanë sfiduar sëmundjen.

”Festojmë festën e fëmijëve, me një grup të madh fëmijësh që kanë qenë të sëmurë, janë shëruar. Dikush me një sëmundje, dikush pak më të lehtë, por është e mrekullueshme të shohësh sot një grup fëmijësh që kanë qenë në vështirësi jo vetëm financiare, por edhe me shëndetin, sot gëzojnë shëndet të plotë. Është një emocion i veçantë”,-thotë Hajdari.

Po ashtu ai bën me dije se fondacioni ka ndihmuar 140 fëmijë, si ndihma mjekësore jashtë vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?