Fëmijët Shqiptarë pjesë e trafikut në Britani, agjentët sekretë në vendin tonë

Vala e refugjatëve shqiptarë drejt Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe gjatë vitit të kaluar shënoi një rritje të frikshme të numrit të të larguarve. Me mijëra shtetas kërkuan azil për të shpëtuar nga vendi i tyre.

Pa ditur se ku do të ishte destinacioni i tyre por kontingjenti më i rrezikuar ishte dhe mbeten fëmijët. Prindërit e tyre kërkojnë strehim në Angli, por më të rrezikuarit ngelen ata të pashoqëruarit,  të cilët nuk kanë asnjë njohje apo njeri që t’i presë dhe t’i sistemojë.

Këta fëmijë zhduken papritur. Një hetim i rrjetit të medieve “BuzzFeed News”, ka hedhur dritë mbi këtë plagë, ku ka zbuluar të pathënat e të pazbuluarat të frikshme. Portali “BuzzFeed News” me seli në Nju Jork, ka zbuluar se shumë prej të rinjve shqiptarë që mbërrijnë në Britani të Madhe si refugjatë, zhduken.  Investigimi i kryer në Britaninë e Madhe, ka nxjerrë në pah vuajtjet dhe frikën e fëmijëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo skllavëri moderne ose trafiku i fëmijëve nga Shqipëria drejt vendeve të Europës Perëndimore e kryesisht drejt Britanisë së Madhe, pritet që të sjellë në vendin tonë agjentë sekretë britanikë. Kryeministrja e Anglisë, Theresa May bëri të ditur se i ka dhënë direktiva të reja Agjencive Sekrete Britanikë për të shkatërruar rrjetet kriminale të trafikimit të fëmijëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktimat e trafikuara në Britani janë kryesisht nga Shqipëria, Vietnami dhe Nigeria.

Për këtë arsye, agjencitë sekrete si MI5, MI6 dhe GCHQ do të aktivizohen të shkatërrojnë edhe këto banda kriminale që veprojë në Angli por dhe shtete të tjera, mes të cilave është edhe Shqipëria.

Mund te lexoni edhe:

Minorenët shqiptarë në Britani, të zhdukur dhe pre e trafikantëve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?