“Femrat duan lekë, të bëjnë hajdut”, ligjerata e Imamit Naçi bëhet virale

Imami Elvis Naçi është një personazh mjaft karizmatik dhe i njohur për qëndrimet e tij në publik.

Përmes një ligjerate të pak ditëve më parë, të bërë virale në rrjetet sociale ai fletpër vepra që na japin lirinë e vërtetë dhe jo lirinë e shkatërrimit apo të mashtrimit.

Imami flet për femrat dhe për atë që ai e quan si proces që femrat e lenë veten të jenë objekt pasioni për meshkujt.

Në këtë linjë, Naçi nuk ka nguruar të shprehet se janë femrat ato që i çojnë drejt vjedhjeve dhe mashtrimeve. Duke mos i përgjithësuar, Naçi thotë se ka femra që duan jetë luksi e makina të shtrenjta, duke detyruar kështu meshkujt të shkojnë drejt vjedhjeve.

“Çfarë ndodh? Sot u dhe pas femrave, por femrat duan lekë, të bëjnë hajdut.  Po si? Femrat që e kanë lënë veten të jenë objekt pasioni për meshkujt zoti i udhëzoftë. Ti që je i dhënë për femrat dije se kanë kosto. Kur ajo hyn për shoping dije që ti duhet të vjedhësh se nuk ia del dot. Femra që shesin veten për pasion duhet të bësh 1 mijë e 1 zullume që të blesh ato që do ajo. Prandaj o njerëz të mirë mos bini pre e shejtanit se e filloni me femrën e mbaroni me vjedhjen e mbaroni me drogën Nuk ndërtoni dot kurrë familje të shëndoshë, nuk gëzon dot fëmijët”, shprehet Imami Elvis Naçi.

Ndiqni videon nga minuta e 10-të.

 

SHKARKO APP