Femrat në Shqipëri po lindin pas të 30-ave, ndikojnë martesat e vona
Femrat po preferojnë të lindin pas të 30-tave. Në raportin e fundit të INSTAT për vitin 2020 vihet re një rritje e numrit të lindjeve në grupmoshat 30-34 vjeç dhe 35-44 vjeç. Por cilat janë faktorët që po ndikojnë në rritje të moshës për lindjen e parë.
“Ndërgjegjësim tek moshat e reja për koston që ka rritja e një fëmije. Martesat e vona. Mënyra si po rikonfigurohet familja pasi jetojnë ne familje të vogël dhe nuk ka kush kujdeset për fëmijën. Paqëndrueshmëria në jetën ekonomike ne vend në vendin e punës dhe vështirësitë në strehim”.
Rënia e numrit të lindjeve vit pas viti, ka sjellë edhe uljen e numrit të popullsisë. Sipas INSTAT, gjatë vitit 2020 ka patur një rënie prej 2,7% të bebeve djem, ndërsa për edhe lindja e vajzave ka rënie në masën 0,6%.