Femrat zbuluan grabitësit shqiptarë në Spanjë
Policia spanjolle ka shkatërruar një grup grabitësish, shqiptarë të specializuar në vjedhjet e shtëpive gjatë kohës kur banorët ishin brenda. Gjatë operacionit policor ranë në pranga pesë persona.
Të arrestuarve, të cilët ishin të ndarë në dy grupe e vepronin kryesisht në Valencia, i atribuohen, të paktën dymbëdhjetë vjedhje në Madrid, Pontevedra, Asturia, Guipuzcoa dhe Navarra.
Të ardhurat dhe fitimet që siguronin nga aktiviteti kriminal i vjedhjeve financonin shpenzimet për prostitucion, drogë dhe alkool të anëtarëve të organizatës.
KOHA JONË SONDAZH

