Fenomeni i rrallë, bora mbulon Lezhën; Mbyllen shkollat (VIDEO)

Dëbora ka mbuluar Shqipërinë. Një video e dërguar në redaksinë e ”Koha Jonë”, tregon situatën në Lezhë, aty ku dëbora ka shkuar deri në 5-10 cm, ku pas shumë vitesh kjo zonë është e mbushur në çdo anë me rreshje bore, duke e bërë këtë situatë një fenomen më vete. Megjithatë, Lezha është përballur me temperatura të pazakonta. Sipas parashikimit të Meteoalb, paraditja mbetet me rënie dëbore.

Në Lezhë shkollat janë mbyllur sepse nxënësit nuk u paraqiten këtë të martë. Arsyeja është nga frika e rrëshqitjes në rruget e mbushura nga debora dhe akulli. Të zënë në befasi pushteti vendor nuk u angazhua për të pastruar rrugët në të cilat kalimi u bë i vështirë që prej mëngjesit e në vazhdim.

Ndërkohë lëvizja në rruget nacionale ka vijuar pa pengesa serioze, por janë të bllokuara rrugët Rreshen-Lurë, Rrëshen- Orosh-Kacinar si dhe rruga drejt fshatrave Gallat e Skuraj në Kurbin.

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?