Fermerët e Devollit në protestë: Të ulet nafta dhe inputet bujqësore
Aktualitet E Diel, 13 Mars 2022 10:50
Fermerët e Devollit, këtë të dielë janë grumbulluar sërish në një nga akset kryesore rrugore, në protestën e dytë para Drejtorisë së Bujqësisë.
Ata kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe inputeve bujqësore pasi kanë falimentuar në situatën që janë. Ata po protestojnë paqësisht duke qëndruar në njërin krah të rrugës.
Po ashtu në pankartat e tyre fermerët kërkojnë më shumë vëmendje dhe të mos shikohen me bisht të syrit nga ana e qeverisë.