Fermerët e Maliqit në protestë: Gruri e patatja shiten nën kosto, na mbyti importi. Kemi 4 kërkesa

Fermerët e fushës së Maliqit dolën në protestë edhe këtë të mërkurë, pasi produktet e tyre bujqësore kanë mbetur stok.

Më të pakët në numër, ata u mblodhën në kryqëzimin e Libonikut në afërsi të rrugës nacionale Korçë-Pogradec, aty ku javën e kaluar (22 korrik), 24 drejtues mjetesh u gjobitën me nga 100 mije lek (te reja) për bllokimin e aksit nacional. Kjo bëri që kësaj radhe të protestonin pa traktorë.

Fermerët e Maliqit u shprehën se në datën 9 gusht do të zhvillojnë një takim me Ministren e Bujqësisë, Anila Denaj ndërkohë që kërkojnë të kenë përfaqësim të gjerë të tyre.

Kërkesat

1-Rritja e taksës doganore për produktet e importit

⁠2-Vendosja e çmimit dysheme për produktet vendase

3-⁠Rritja e subvencioneve për naftën dhe pesticidet

4-⁠Heqja e gjobave të vendosura nga policia

SHKARKO APP