Fermerët në Greqi rikthejnë protestat, bllokohet rruga Kakavijë–Janinë

Rruga nacionale Kakavijë–Janinë do të mbyllet sërish sot, duke nisur nga ora 12:30 sipas orës greke, në zonën e kryqëzimit të fshatit Kallpaq, për shkak të një proteste të paralajmëruar nga fermerët grekë.

Sipas njoftimit të Policisë Kufitare të Kakavijës, autoritetet greke kanë informuar palën shqiptare përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit se bllokimi i aksit rrugor do të zgjasë deri në një njoftim të ri.

Gjatë kohës së protestës, qarkullimi do të lejohet vetëm për mjetet që transportojnë raste emergjente shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia Kufitare u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe t’i planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera, për të shmangur vonesat dhe vështirësitë në lëvizje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?