Fermerët përfitojnë 10% kompensim për shitjen e produkteve bujqësore

Fermerët që shesin produkte bujqësore të papërpunuara mund të përfitojnë një kompensim financiar prej 10% për çdo furnizim të dokumentuar me faturë tatimore.

Kjo skemë synon të mbështesë prodhuesit vendas dhe të nxisë formalizimin e tregut bujqësor.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, theksoi se përfitimi i kompensimit lidhet me respektimin e disa kushteve bazë nga ana e fermerëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, fermerët duhet të jenë të pajisur me NIPT dhe të kryejnë shitje vetëm ndaj subjekteve të regjistruara për TVSH, si grumbullues, përpunues apo struktura të agroturizmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, çdo furnizim duhet të dokumentohet përmes faturave të fiskalizuara (autofatura), në mënyrë që të jetë i vlefshëm për përfitimin e kompensimit.

Aplikimi për përfitimin e kësaj mbështetjeje bëhet çdo gjashtë muaj, ndërsa pagesa e kompensimit kryhet brenda 30 ditëve nga momenti i aplikimit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u bën thirrje fermerëve që të regjistrojnë çdo furnizim dhe të përfitojnë nga mbështetja financiare që ofrohet për prodhimin e tyre bujqësor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?