Fermeri i Maliqit-Ramës: Donin të më vrisnin, toka e ndarë si Shqipëria në 1913

Kryeministri Edi Rama ndalesën e radhës e ka me fermerët e banorët të Maliqit, ku ai ka bashkëbiseduar për problemet që ata kanë dhe projektet e qeverisë.

Por një fermer i ka kërkuar ndihmë kryeministrit, duke rrëfyer se kanë dashur ta eliminojnë fizikisht për tokën dhe se nuk po gjen zgjidhje.  Mbi tokën e fermerit ishte ngritur një karburant por pa asnjë dokument.

“Deshën të më eliminonin fizikisht për një problem në vite për titujt e pronësisë për 7501. Përmbarimi po më tërheq zvarrë. Zarbat ma kanë zënë, e kanë ndarë si Shqipërinë në 1913. Është ngritur një karburant po pa asnjë letër”, ka thënë qytetari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrëfimi i tij është ndërprerë për shkak të një problemi teknik, por qytetari është shfaqur shumë i revoltuar, ndërsa ka shpjeguar se ka qenë në emigrim kur i kanë marrë pjesë të ndryshme të tokës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?