Festa e 28 nëntorit, Kadiu: Sot duhet të reagojmë, që të mund të gëzojmë

Deputetja e PD-së, Fatbardha Kadiu, ka uruar shqiptarët me rastin e festës së Pavarësisë, por më shumë se sa urimi ajo ka një mesazh për të gjithë qytetarët.

Sipas Kadiut, është e vështirë të gëzohet kur shteti e shtetarët nuk punojnë për qytetarët, kur ata nuk i mbrojnë nga e keqja, kur të aftin e përzënë, kur të talentuarin e përbuzin, kur në çdo moment ndihet frike.

Për deputeten demokrate, duhet të reagojmë e të përballemi në mënyrë që të mund të gëzojmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i plotë i Kadiut

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot 106 vite Shtet.

Do doja të thoja “Gëzuar Shqiptar brenda dhe jashtë vendit”.

Por si mund të gëzoni kur shteti e shtetarët nuk punojnë për ju, kur ata nuk ju mbrojnë nga e keqa , kur nuk ndiheni të sigurt, kur nuk ju dalin në krah, kur të aftin e përzënë, kur të talentuarin e përbuzin, kur në çdo moment ndihet frike.

Sot më shumë se gëzuar ndiej të them: Duhet të reagojmë, të përballemi që të mund të Gëzojmë!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?