Festa e fëmijëve, përurohet këndi i lojërave tek Liqeni
Sot shënohet 1 Qershori, Dita e fëmijëve. Në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit janë planifikuar të zhvillohen aktivitete të shumta kushtuar fëmijëve.
Fëmijët e kryeqytetit duket se do të jenë më të privilegjuarit, pasi sot Bashkia e Tiranës inaguron këndin e lojërave për ta tek Parku i Liqenit.
Ceremonia e përurimit do të zhvillohet në orën 10:00 dhe i pranishëm do të jetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili bën të ditur se hyrja do të bëhet nga shtegu i Qershive.
“Miremengjes! Gati per parkun e lodrave? Hyr nga Shtegu i Qershive ku @aprtirana sapo rehabilitoi me finese djerrinen. Ne fund te dites, kur mbarojne gjithe sherret, pyetja eshte a beme pune te dobishme per qytetin? Ky eshte fokusi yne”, citon ai.
KOHA JONË SONDAZH

