Festa e Flamurit, Këlliçi: Të qëndrojmë bashkë për një Shqipëri më të mirë
Kryetari i të rinjve të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka uruar qytetarët shqiptarë kudo ku ndodhen, për Festën e Flamurit.
Përmes vargjeve të shkrimtarit të madh Gjergj Fishta, Këlliçi shkruan se nuk ka Shqipëri pa shqiptarë dhe nuk ka shqiptarë pa pavarësi e demokraci.
Kreu i të rinjve u bën thirrje shqiptarëve që të qëndrojmë bashkë për një Shqipëri më të mirë.
Një shekull e ca më parë, pasi i vuri shpatullat Shqipërisë, Fishta tha: “Shqipninë e bamë! Tash duhet me ba Shqiptarët”. Një shekull e ca më pas, secili nga ne duhet me u kthy në shpresë që mban shqiptarët të mos zhbëhen duke ikur me pahir nga shtëpitë e veta. Nuk ka Shqipëri pa Shqiptarë dhe nuk ka Shqiptarë pa Pavarsi e Demokraci. Për shumë mot Ditën e Pavarsisë, ditë feste, shprese e detyre kombëtare. Të qëndrojmë bashkë për një Shqipëri më të mirë! ??
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10156554653965325&set=a.10151872721875325&type=3&theater
KOHA JONË SONDAZH

