Festa e Flamurit në Kosovë, Ilir Meta kafe me Lorik Canën dhe me ish-presidenten Jahjaga

Ndryshe nga qeveria dhe Presidenca që u bënë bashkë në Vlorë, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, festën e Flamurit po e kalon në Kosovë.

Përmes një postimi në facebook, Meta shihet në një kafene me kapitenin legjendar të kombëtare, Lorik Canën dhe me ish-presidentin e Kosovës, Jahjagën.

”Kënaqësi e veçantë që së bashku me ish-Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga të shkëmbenim urimet për Festën e Flamurit me ish kapitenin legjendar të kuqezinjve, Lorik Canën. Sot është një ditë mirënjohje edhe për të gjithë ata sportistë të talentuar që e kanë ngritur dhe nderuar Flamurin tonë Kombëtar në arenën ndërkombëtare me shumë dinjitet dhe sukses”,-shkruan Meta.

SHKARKO APP