Festa e Pavarësisë në Kalanë e Lezhës: Kryeministri Rama ndan atmosferën festive

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video që sjell atmosferën emocionuese të festimeve të Ditës së Pavarësisë në qytetin e Lezhës. Ngjarja simbolike me një performancë të kërcimit të vajzave të veshur me kostume kuqezi, e cila ka “pushtuar” me një harmoni dhe gjallëri muret e gurta të legjndares së Kuvendit të Kryesotërve të Arbrit, është zhvilluar në kalanë historike të qytetit, një vend simbolik për historinë e kombit shqiptar.

Në këtë kala, në vitin 1444, u mblodh Kuvendi i Lezhës, një moment historik që shënoi bashkimin e prijësve shqiptarë nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Festimet, të mbushura me ngjyra, muzikë dhe aktivitete tradicionale, rikthyen jehonën e këtij momenti të madh historik, duke bërë bashkë qytetarë të shumtë për të nderuar sakrificën dhe idealet e paraardhësve tanë.

Videoja e publikuar nga Kryeministri Rama përcjell emocionin e kësaj dite të veçantë, përcjellur nga performanca e vajzave, duke nxjerrë në pah jo vetëm rëndësinë historike të Kalasë së Lezhës, por edhe gjallërinë e shpirtit patriotik që mban gjallë kujtesën kombëtare. Kjo atmosferë është një dëshmi e qartë e rëndësisë së ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe historike, sidomos në ditë të shënuara si kjo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Festimet në Kalanë e Lezhës janë pjesë e aktiviteteve të shumta që po zhvillohen anembanë vendit për të shënuar këtë ditë të madhe për shqiptarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Albert Vataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?