Festa e pavarësisë së SHBA, Basha i veshur si kaubojs (FOTO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha si rrallë herë ka postuar një foto të veçantë në Instagram, duke thyer kodin e heshtur që ai përdor për jetën e tij private.

Me rastin e 242 vjetorit të Pavarësisë së Amerikës, Basha ka festuar në mënyrë tradicionale. Ai është veshur si një kauboj, me një kapele tipike nga Teksasi. Basha ka pozuar me ish-drejtorin e shkollës së policisë së Kosovës, në stendën e Teksasit, Steve Bennett.

Ai shkruan se me Bennett është njohur kur të dy punonin në Kosovë pas çlirimit të saj. “Me një mik të vjetër amerikan, Steve Bennett”, shkruan Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.instagram.com/p/BknlkZFgR8D/?taken-by=lulzimbashapd

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?