Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 22:58 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë Juristi Kreshnik Spahiu vlerëson se përçarja e opozitës mund t’i sigurojë Partisë Socialiste një fitore të lehtë në garën për Bashkinë e Tiranës. Sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Festa e PD si dilema e 28-29 nëntorit

Aktualitet E martë, 12 Dhjetor 2023 19:26
Festa e PD si dilema e 28-29 nëntorit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Skënder Minxhozi

Partia Demokratike ka moshën e Krishtit. Por vetëm moshën. Të tjerat i ka shumë larg përkorjes dhe madhështisë së themeluesit të fesë së krishterë. 33 vjet më parë lëvizja e studentëve i jepte rastin një grushti burrash që rastësia, ambicia e fshehur dhe etja për pushtet, i bëri të bëjnë këpucët me baltë në pellgjet e Qytetit Studenti, para se të merrnin në dorë shtetin, për ta bërë edhe më rrëmujë dhe pis sesa rrugicat mes konvikteve studentore.

Një parti e kapur fort pas të shkuarës, duke harruar se ka edhe të tashme dhe të ardhme. Kjo është PD, ose më mirë këto janë PD-të e sotme. Dikur fitonim, dikur mbushnim sheshet, dikur fusnim vendin në NATO, hiqnim vizat e hapnim negociata. Ndërtonim edhe rrugë, paçka se me ca halle të vogla nga pas. Dikur na shihte bota si partnerë të besueshëm, si prurës të demokracisë në Shqipëri. Le të supozojmë se po (megjithëse sa më sipër ha shumë, po vërtet shumë debat), por përtej kësaj që thonë rëndom në PD për të shkuarën e tyre, ka të tjera që fshihen ose bëhet sikur harrohen.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në 33 vjet kjo parti solli piramidat që më pas vranë mijëra shqiptarë. Kjo parti ka në ndërgjegjen e vet djegie gazetash e burgosje gazetarësh, vrasje protestuesish në dyert e qeverisë, e më pas zhdukje provash brenda godinës së qeverisë. Kjo parti ka në ndërgjegje zgjedhjet më të këqia të tranzicionit shqiptar, gjatë të cilave binte “edhe Skrapari”! Kjo parti i mbante zyrtarët e saj të akuzuar për zhdukje personash, në arrest shtëpie, pa i shkarkuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo parti krijoi dhe ushqeu lidershipin më karikatural të imagjinueshëm në personin e Sali Berishës, rrethuar me një tufë duartrokitësish që i rrinin dhe i rrinë ende pas. Kjo parti premtoi prona dhe i bëri lëmsh ato, premtoi një shoqëri normale dhe la pas pluhur e kaos në qytetet e fshatrat e vendit. Dhe për të gjitha këto kjo parti u dënua vetëm me kalim në opozitë, jo më tej.

Mund t'ju interesojë

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim t...

Para 6 orësh
Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Para 6 orësh
Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria synon të tërheqë investime dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik rajonal

Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria synon të tërheqë investime dhe të forcojë bashkëpunimin ...

Para 6 orësh

Prandaj sot kjo forcë politike dikur e madhe, sot është përfshirë në një debat të brendshëm gjysëm-komik të tipit “28 apo 29 nëntori datë e çlirimit”. Grinden për vulën e stemën pa u merakosur që po ju humbet vula të gjithëve, në të gjitha fraksionet, të mëdha apo të vogla.

Është diçka e mirë që PD feston sot e përçarë 33 vjetorin e saj. E dini pse? Sepse pa qenë e tillë, e ndarë dhe e sherrosur, kjo parti mesa duket nuk ka për t’i gjetur kurrë fuqitë të shkëputet nga totemi i saj i përjetshëm Sali Berisha dhe derivati i tij anemik Lulzim Basha, si dhe të mendojë për një jetë të re pas tre dekadash dominimi nga një person i vetëm. Është mirë që sot dy pjesët e PD e bëjnë kritikën e ashpër të njëra-tjetrës ashtu të ndara, duke na dhënë kështu një radiografi të plotë të asaj që ngjet aty, si një akt demokracie të brendshme në distancë.

Sepse në PD demokracia mund të egzistojë vetëm në distancë. Është provuar qysh në verën e nxehtë të vitit të largët 1992, kur prej asaj dere doli një rresht burrash që pak vite më vonë do të provonin edhe drurin e dhunën fizike “nga partia”. Duhet të festojë apo duhet edhe të kruajë kokën e të ulë zërin një parti e tillë pas tre dekadash?! Përgjigje sa e thjeshtë, aq edhe e vështirë…

Etiketat e lidhura

PD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 5 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 6 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve
Para 6 orësh

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca
Para 6 orësh

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 8 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 14 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!
Para 8 orësh

Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 5 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.