Festa e veçantë, një dekadë Ora News

RTV Ora News feston sot rrugëtimin 10 vjeçar. Në një transmetim spektakolar, Ora News sjell vizionin dhe konceptin për 10 vitet e ardhshme.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=D_TWr_GLrC0″ width=”560″ height=”315″]

Drejtorja e Informacionit në Ora News, Ilva Tare ishte ajo që çeli siparin e spektaklit, ndërsa bëri edhe një premtim për shikuesit.

 

TareMisioni në këtë dekadë të re do të jetë i njëjti, të vërtetën tuaj, ashtu siç është, por do ta bëjmë këtë me një pamje krejtësisht të re, të revolucionarizuar. Nga sot, Ora nuk është më vetëm një tv informativ. Nga sonte Ora do të jetë mishërimi i një realizimi të një imagjinate tuajën.

Një logo e re e shoqëruar me investime kolosale do të jetë ajo çfarë Ora News do ti ofrojë publikut që e ndjek dhe me mbështet në mënyrë të pakursyer.

Tirane- Mbi 7 muaj përgatitje, mijëra orë materiale televizive të rishikuara, qindra ngjarje të raportuara nga çdo cep i Shqipërisë, të rishqyrtuara dhe të memorizuara në kujtesën vizuale dhe njerëzore të RTV Ora News në 10 vitet e para të jetës.

Një rrugëtim i gjatë po aq sa edhe i vështirë, i suksessshëm, me ngjitje e vështirësi të ekzistuarit në një treg televiziv me konkurrencë e garë të fortë, ku vendin ta garanton vetëm përkushtimi, puna dhe investime marramendësë.

Sonte në orën 19.00 do të ndizen dritat e një epoke të re për Ora News. Gjithçka do të përjetohet live me një transmetim spektakolar, qe do t’i ekspozojë vizionin dhe konceptin e Ora News per dekadën e ardhshme.

Punimet e festes së 10 vjetorit të Ora News vazhdojnë prej disa ditë netësh. Gjithçka është transformuar. Një epokë e re po lind dhe Ora News është gati të sfidojë kohën, konkurrencën dhe t’i dhurojë publikut shqiptar që e ka ndjekur dhe mbështetur në mnëyrë të pakursyer.

Sonte në orën 19.00 nuk do të ketë vetëm festë, as vetëm kujtesë të 10 viteve të Ora News në shtëpitë e shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve në Ballkan, Europë e kontinente të tjera.

Mbrëmja e sotme do të jetë një celebrim i jashtëzakonshëm me elementë spektakli, ngjyrash e dritash që kanë ndriçuar në 10 vjet pikat e errëta të një shoqërie që ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh por edhe gëzimesh, festimesh dhe bukurish natyrore që janë fiksuar në akrepat e Ora News si diamantë që shkëlqejnë në gjerdanin e bashkëjetesës së Ora News me qytetarët shqiptarë.

Një logo e re por me një filozofi edhe më bashkëkohore, një vizion i shoqëruar me investime kolosale në studio dhe burime njerëzore do të prezantohet në një mënyrë të pazakontë, të thjeshtë dhe spektakolare falë më shumë se 1000 të ftuarve nga Shqipëria dhe Rajoni.

Mbrëmja e sotme i përket të tashmes dhe të ardhmes së Ora News dhe ajo do të vijë më e bukur se kurrë, më ambicioze se asnjëherë më parë, më kërkuese dhe premtuese për ta zgjeruar edhe më shumë audiencën që i ka besuar ngjarjet më të mëdha kombëtare dhe vendin e tretë ndër dhjetra televizionet shqiptare.

SHKARKO APP