Festa e Vitit të Ri në vend, 16 persona të dëmtuar nga fishekzjarret

Në natën e ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda doli në terren, ku inspektoi punonjësit e Policisë në detyrë dhe përcolli urimet për qytetarët dhe efektivët.

Gjatë vizitës, ai ka falënderuar dhe uruar punonjësit për angazhimin dhe sakrificën e tyre, duke theksuar se “bukuria e misionit tonë qëndron në sakrificën njerëzore për të mirën e qytetarëve.”

Gjithashtu, Proda njoftoi se gjat janë lënduar 16 qytetarë si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarrëve.

“Festimet për ndërrimin e viteve, që u zhvilluan në sheshe në të gjithë vendin kanë kaluar pa incidente. Si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarrëve, deri në këto momente janë dëmtuar lehtë gjithsej 16 shtetas, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar për në banesë. Nuk është raportuar asnjë ngjarje serioze, konflikt apo incident, kjo falë qytetarisë dhe masave të marra nga Policia e Shtetit”, tha Proda.

Shërbimet e Policisë po vazhdojnë patrullimin në qytete dhe akse rrugore.

SHKARKO APP