Festa kthehet në tragjedi! Rritet bilanci tragjik, të paktën 10 të vrarë në një tavernë në Mal të Zi…
Sipas raportimeve zyrtare, ka shkuar në 10 numri i personave që kanë humbur jetëb në ngjarjen e ndodhur në Cetinje, ndërsa katër të tjerë ndodhen në gjendje kritike në Qendrën Klinike të Podgoricës, ku dy prej të shtruarve janë kufinjtë e vdekjes.
Ministri i Brendshëm, Danilo Šaranović, ka konfirmuar këtë informacion dhe ka theksuar angazhimin e plotë të autoriteteve për të zgjidhur situatën.
Policia është në kërkim intensiv të të dyshuarit, Aco Martinović, i cili mendohet se filloi sulmin në tavernën “Velestovo”, pranë Qendrës Sportive. Incidenti nisi si një konflikt brenda lokalit dhe vazhdoi në përdorimin e armëve zjarri.
Autoritetet kanë apeluar për qetësi tek banorët e Cetinjes, duke u kërkuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre deri në stabilizimin e situatës. Të gjitha njësitë policore, përfshirë Njësinë Speciale të Hetimit, janë mobilizuar për të siguruar rendin dhe për të ndjekur autorin e krimit.
Forcat speciale janë angazhuar në terren për të zgjidhur krizën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Martinoviq është dënuar me kusht në vitin 2005 për sjellje të dhunshme me një vit burg, por nuk është konsideruar si person me interes për sigurinë, tha ministri Sharanoviq.
Ai shtoi se në vitin 2022 tek ai u gjetën armë dhe eksploziv, për çka është dënuar në shkallën e parë me tre muaj burg.
Qeveria e Malit të Zi i ka shpallur tri ditë zie, më 2,3 dhe 4 janar, për shkak të këtij rasti. Koncertet për shënim të Vitit të Ri janë anuluar në Podgoricë, Budvë dhe Kotor, ndërsa kryeministri Spajiq u ka bërë thirrje edhe komunave tjera që t’i anulojnë organizimet e jashtme.
Edhe në vitin 2022, pati 11 persona, duke përfshirë dy fëmijë dhe një person të armatosur, që u vranë si pasojë e të shtënave masive. Gjashtë të tjerë u plagosën.
Pavarësisht ligjeve të rrepta për armët, Ballkani Perëndimor vazhdon të ketë një numër të madh armësh pa leje.