Festa nga Presidenti, Basha bisedë me Yuri Kim. E pranishme edhe Monika Kryemadhi
Mbrëmjen e kësaj të hëne, Presidenti Bajram Begaj priti autoritete të larta të shtetit, përfaqësues të trupit diplomatik dhe përfaqësues të forcave politike, fesë, kulturës, artit dhe medias. Pritja në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë së vendit tonë, ndërsa kreu i shtetit foli për të kontribuar për Shqipërinë e gjeneratës tjetër.
Në këtë takim është vënë re edhe prania e disa figurave politike qysh nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, deri tek Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.
Po ashtu Basha dhe Kim janë parë shumë të afërm në këtë takim, ndërsa shkëmbejnë batuta dhe të qeshura me njëri-tjetrin. Në pritje janë parë edhe deputetë demokratë e socialistë, si dhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.